Udhëzime dhe këshilla të nevojshme, 10 kontrolli i lagështisë, 11 freestore – Electrolux ENN2853AOW Manuel d'utilisation
Page 8: 1 këshilla për kursimin e energjisë, 2 këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta

3.10 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (të rregullueshme nëpërmjet një
leve rrëshqitëse), i cili mundëson
rregullimin e temperaturës në sirtarin(-ët) e
zarzavateve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit tek dhomëzat e frutave dhe
zarzavateve ruhet për një kohë më të
gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në dhomëzat e
frutave dhe zarzavateve.
3.11 FreeStore
Kjo dhomëz e frigoriferit është e pajisur
me një pajisje që lejon ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në dhomëz.
Kjo pajisje vetë-çaktivizohet kur është e
nevojshme, për shembull për rikuperimin e
shpejtë të temperaturës pas hapjes së
derës ose kur temperatura e ajrit është e
lartë.
Ajo ju lejon të ndizni pajisjen manualisht
kur nevojitet (referojuni "Funksioni
FreeStore").
Pajisja FreeStore ndalon kur dera hapet
dhe rifillon menjëherë pas mbylljes së saj.
4. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
4.1 Këshilla për kursimin e
energjisë
• Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur
më shumë se ç'duhet.
• Nëse temperatura e ambientit është e
lartë, Rregullatori i Temperaturës është
vendosur në përzgjedhjen më të lartë
dhe pajisja është e mbushur plot,
kompresori mund të punojë pa pushim
duke shkaktuar formimin e ngricës ose
akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo
gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e
Temperaturës drejt një përzgjedhjeje
më të ulët për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë kursimin e
konsumit të energjisë.
4.2 Këshilla për ftohjen e
ushqimeve të freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
• mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
8
www.electrolux.com