5 prodhimi i kubeve të akullit, 6 akumulatorët e ftohtësisë, 7 treguesi i temperaturës – Electrolux ENN2853AOW Manuel d'utilisation
Page 7: 8 raftet e lëvizshme, 9 vendosja e rafteve të derës

në varësi të kohës në dispozicion për këtë
proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
të zgjasë më shumë.
3.5 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit. Mbushini këto kuti me
ujë, më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
Mos përdorni vegla metalike për
të hequr kutitë nga ngrirësi.
3.6 Akumulatorët e ftohtësisë
Një ose më shumë akumulatorë të ftohtë
janë në ngrirës; këto rrisin gjatësinë e
kohës që do të ruhet ushqimi në rast të
ikjes së dritave ose defekti.
3.7 Treguesi i temperaturës
Kjo pajisje shitet në Francë.
Në përputhje me rregulloret në
fuqi në këtë shtet ajo duhet të
pajiset me një mekanizëm të
veçantë (shih figurën) që vendoset
në ndarjen e poshtme të frigoriferit
për të treguar zonën më të ftohtë
të tij.
3.8 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të hapësirës,
gjysmë-raftet e përparme mund të
mbështeten mbi ato të pasmet.
3.9 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e dorës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtim
të shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
SHQIP
7