Kujdesi dhe pastrimi, 1 pastrimi periodik, 2 kohë të gjata mos-përdorimi – Electrolux ENN2853AOW Manuel d'utilisation
Page 10: 3 shkrirja e frigoriferit

5. KUJDESI DHE PASTRIMI
KUJDES
Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbure
brenda njësisë ftohëse; për këtë
arsye, mirëmbajtja dhe rimbushja
duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
5.1 Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të
sulmojnë/dëmtojnë lëndën plastike të
përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye
përdorni një leckë të butë të njomur me
ujë të ngrohtë dhe një sapun neutral për
të pastruar sipërfaqet e brendshme dhe
të jashtme.
Mos përdorni detergjente ose
pastë abrazive për sipërfaqet e
jashtme duke qenë se këto do të
dëmtojnë bojën, ose veshjen prej
inoksi kundër gjurmëve të
gishtërinjve.
• kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t’u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
• shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
• Pastroni kondensatorin (skarën e zezë)
dhe kompresorin në pjesën e pasme të
pajisjes, me një furçë. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe
do të kursejë konsumin e energjisë.
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me
ushqimin kryesor.
5.2 Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
• shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
• nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
• shkrini (nëse është parashikuar) dhe
pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e
saj
• lëreni derën/dyert pak hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur,
kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë
për të shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve elektrike.
5.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një vrime kullimi
brenda një mbajtëseje të posaçme që
ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
10 www.electrolux.com